Murat Boz dhe Asli Enveri tashmë kanë rinisur romancën e tyre pas një ndarje njëvjeçare.

Këngëtari dhe aktorja me prejardhje shqiptare ishin ndarë në vitin 2017 pas një mosmarrëveshje, por tanimë kanë konfirmuar se janë lidhur sërish dhe po mendojnë të martohen.


2368717 8962712cbd5c5302e40545ad571a7db0 Murat Boz dhe Hadise

Megjithatë, kohët e fundit këngëtari është parë në shoqëri të këngëtares turke, Hadise dhe kjo ka bërë që të reagojnë shumë fansa.

Këta të fundit kanë kërkuar që më mos të ndërhyj në jetën e tyre dhe se mos të bëhet shkaktare e ndarjes së tyre.

Por, këngëtarja ka sqaruar gjithçka përmes rrjeteve sociale duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se janë vetëm miq.

2368717 f1f88742e2a3205e5e29ea3c561601bc Asli Enverio dhe Murat Boz

"Murat është miku im i dashur. Edhe unë e dua Aslin. Mos krijoni trillime. Mjaft! Respekt dhe mirësjellje! Por kur shoh mesazhe të tilla, me të vërtetë po më vjen turp prej jush!", ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Boz dhe Hadise janë anëtarë të jurisë "O Ses Turkiye" gjersa Enveri është pjesë e serialit të njohur, "istanbul Gelini". /Telegrafi/

2368717 51e9de7916bc6bfabe6567e6cb1490df