Haaland tregohet i sinqertë kur pyetet për formën e dobët të Manchester Cityt

Seria e dobët e rezultateve e Manchester Cityt vazhdoi edhe këtë vikend, pasi ata u mposhtën me rezultat 2-1 ndaj Aston Villas në udhëtim. Ekipi i Pep Guardiolës tashmë ka humbur nëntë nga 12 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, duke përfshirë gjashtë humbje në Ligën Premier, pasi u mposhtën në ‘Villa Park’. Ishte një tjetër ndeshje ku golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar Haaland, dështoi që të ushtrojë ndikimin e tij. Norvegjezi pati vetëm një goditje në drejtim të portës dhe vetëm një prekje brenda zonës së rrezikshme, ku që të dyja erdhën në minutën e 90-të.
Ai ishte praktikisht inekzistent me vetëm 18 prekje të topit në total dhe vetëm tetë pasime të kompletuara, teksa ka vetëm tre gola të realizuar në dhjetë paraqitjet e fundit në kampionat. Dhe tani në një intervistë të shkurtër pas ndeshjes, Haaland ka dhënë një përgjigje të sinqertë sa i përket paraqitjeve të tij të fundit.
























































