Erling Haaland ishte i kufizuar në vetëm 21 prekje të topit në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të së martës mbrëma kundër Real Madridit falë, pjesërisht për faj të mbrojtjes së ngushtë të Antonio Rudiger.
Real Madridi dhe Manchester City luajtën baras 1-1 në Santiago Bernabeu, me golat e shënuar nga Vinicius Junior në pjesën e parë dhe Kevin de Bruyne në të dytën.
Megjithatë, ajo që ra në sy ishte ndikimi i pakët në lojë nga ana e dy sulmuesve kryesor, Karim Benzema dhe Haaland, me këtë të fundit që ishte vetëm hija e nivelit që jemi mësuar ta shohim.
Erling Haaland had less touches (21) than Ederson (29) against Real Madrid.
What a performance by the Real Madrid backline 😦 pic.twitter.com/P0P7DecDwY
— ESPN FC (@ESPNFC) May 9, 2023
Haaland ishte thuajse i padukshëm në këtë ndeshje, duke arritur t’i bëjë vetëm 21 prekje të topit, shifër e cila ishte më e vogël sesa e portierit Ederson (29 prekje) dhe portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois.
Arsyeja e ‘zhdukjes’ së Haaland mendohet se është gjetur dhe ai është qendërmbrojtësi gjerman, 30-vjeçaru Rudiger.
What was Rudiger doing to Haaland last night?😂 pic.twitter.com/zbMgoB8wOM
— Mikael (@MikaelMadridsta) May 10, 2023
Rudiger e përdori fizikun e tij për të mbyllur kërcënimin sulmues të Haaland, i cili ishte i markuar në çdo lëvizje apo prekje të yllit të Cityt.
Disa video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë më qartë se si Rudiger e ndiqte këmba këmbës Haalandin duke ia pamundësuar shkëlqimin në këtë ndeshje. /Telegrafi/
Erling Haaland was limited to only 21 touches for the entire game. Less than Courtois (43) and Ederson (29)
Antonio Rudiger kept him quiet the whole game.👏 pic.twitter.com/kiF2vcp8d5
— Football Talk (@FootballTalkHQ) May 9, 2023
Erling Haaland was averaging a Champions League goal every 58 minutes in his career.
Until he came up against Antonio Rudiger 😏 pic.twitter.com/ATjbm5yJ39
— ESPN UK (@ESPNUK) May 9, 2023