Gyokeres më në fund shpjegon historinë mbrapa festimit të tij ikonik

Transferimi i shumëpërfolur i Viktor Gyokeres nga Sporting Lisbona tek Arsenali u konkretizua këtë verë, dhe ndërsa vëmendja është përqendruar me të drejtë te numri i golave dhe shifra e transferimit, shumë tifozë kanë nisur të pyesin për një detaj tjetër interesant.
Nëse e keni parë të shënojë, me siguri keni vënë re lëvizjen e tij karakteristike.
Ai vrapon drejt flamurit të rivënies këndore, kryqëzon të dyja duart mbi gojë, me gishtat e drejtuar poshtë.
Kjo festë e mprehtë dhe unike është shndërruar tashmë në një shenjë dalluese për sulmuesin suedez.
Por, ndryshe nga sa mund të mendohej, ajo nuk ka lindur në dhomat e zhveshjes apo në ndonjë trend në TikTok, burimi është shumë më personal.
“Historia pas këtij festimi është se miqtë e mi më thoshin vazhdimisht që të gjeja një festim timin, sepse ishin lodhur nga të gjitha lëvizjet që bëja çdo herë që shënoja”.
“Kështu që, gjatë një pushimi, shkuam me miqtë për pushime. Gjatë atyre ditëve, pas pak kohe, e krijuam këtë lëvizje bashkë, menduam që dukej mirë dhe unë nisa ta bëja menjëherë. Dhe ndjesia në fushë ishte edhe më e mirë”, ka thënë Gyokeres.
Festimi i Gyokeres nuk është thjesht një lëvizje simbolike, është një gjest me histori personale, që tani pritet të shoqërojë shumë gola të shënuar në fanellën e Arsenalit./Telegrafi/



















































