LAJMI I FUNDIT:

“Guxo e dil tash e mbas në rrugë” – Kërcënohet përmes telefonit drejtori i Spitalit të Gjakovës

“Guxo e dil tash e mbas në rrugë” – Kërcënohet përmes telefonit drejtori i Spitalit të Gjakovës

Ushtruesi i detyrës të drejtorit të spitalit “Isa Grezda”, në Gjakovë ka marrë një telefonatë kërcënuese mbrëmjen e së shtunës.

Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte revoltuar për shkak se i ishte ndryshuar vendi i punës dhe e ka kërcënuar drejtorin e spitalit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.


“Me datë 22.01.2022 rreth orës 19:00, viktima (ushtrues i detyrës së drejtorit ekzekutiv të spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda”, Gjakove) deklaron se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e pulmologjisë, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit të punës kishte thirrur përmes telefonin viktimën  duke i thënë: “Pse ma kë ndrru vendin e punës” , si dhe e ka sharë, pastaj i ka thënë: “Guxo dil tash e mbas në rrugë”, dhe e ka mbyllur telefonin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të  Prokurorit Kujdestar lirohet në procedurë të rregulltë. Rasti nën hetime”, tha Gjurkaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori