Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në kuadër të aktiviteteve të Javës Ndërkombëtare të Parasë, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universiteti të Mitrovicës “Isa Boletini”.
Mehmeti para studentëve dhe stafit akademik ka prezantuar zhvillimet e fundit në të gjithë sektorët financiarë, me theks të veçantë në sektorin bankar, i cili vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe likuid.
“Vlera e gjithsej mjeteve të sektorit bankar në janar të vitit 2019 arriti në 4.16 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 7.6 për qind krahasuar me janar të vitit 2018. Gjithsej kreditë (bruto) në janar të vitit 2019 ishin në shumë prej 2.75 miliardë euro, të cilat shënuan rritje vjetore prej 11.4 për qind. Gjithsej depozitat në janar të vitit 2019 evidentojnë 3.35 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 8.4 për qind. Treguesi i kredive joperformuese ishte në normën prej 2.6 për qind në janar të vitit 2019 nga 3.1 për qind sa ishte në janar të vitit 2018”, ka thënë Mehmeti duke shtuar se aktualisht, depozituesit janë të siguruar për secilën bankë anëtare, deri në shumën e siguruar prej 5 mijë eurosh.
Sipas Mehmetit, BQK-ja luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës, përmes dy mënyrave.
“Një njërën anë ndikon në vëllimin e kredisë së bankave komerciale duke përcaktuar rezerven minimale përmes kërkesave rregullative dhe në anën tjetër promovon dhe ruan një sektor financiar të qëndrueshëm dhe efikas në Kosovë përmes licencimit rregullimit dhe mbikëqyrjes së institucioneve financiare”, ka deklaruar Mehmeti.
Para audiencës, ai ka folur edhe për ndryshimet ligjore që janë ndërmarrë nga BQK-ja, duke nisur nga draftimi i Ligjit të ri për Banka i cili pas shqyrtimit nga Bordi Ekzekutiv i BQK-së pritet që gjatë vitit 2019 të dërgohet në Qeverinë e Kosovës, që më pas të procedohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.
Guvernatori Mehmeti ka thënë se gjatë vitit 2018 janë miratuar nga Bordi i BQK-së edhe shumë rregullore që janë me rëndësi për sektorët që i mbikëqyr BQK-ja siç janë, Rregullorja e Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar (SNRF) 9, Rregullorja për Adekuatshmërinë e Kapitalit të Bankave, Rregullorja për Treguesit e Leverazhit dhe Rregullorja mbi Procesin e Vlerësimit të Brendshëm të Mjaftueshmërisë së Kapitalit.
Po ashtu, ai u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të studentëve rreth sektorëve që i mbikëqyr BQK-ja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët