Trajneri i skuadrës të të rinjve të Real Madridit, Jose Maria Guti, i njohur vetëm si Guti beson se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar duhet të shkojë në Santiago Bernabeu për të vazhduar përmirësimin e tij.

Sulmuesi brazilian i la rivalët e Barcelonës në verën e kaluar për një shifër rekord botëror të transferimeve prej 222 milionë eurosh.


Por, që nga transferimi i tij në Parc des Princes, Neymar ka qenë i lidhur me një lëvizje të ardhshme tek rivalët e urryer të Barcelonës, Reali.

Shumë futbollistë dhe drejtues kanë folur rreth këtij transferimi, ndërsa i fundit është ish-ylli i Realit, Guti, i cili ka thënë se braziliani duhet të bashkohet me Mbretërit.

Neymar Jr 3 Neymar (Getty Images)

"Unë besoj se Neymar duhet të bashkohet me Madridin", ka thënë fillimisht Guti për mediumin Cadena Ser.

"Ne me të vërtetë e shohim atë vetëm në Ligën e Kampionëve pavarësisht se është në një klub të rëndësishëm në Paris Saint-Germain, por nuk është njësoj si kur ai ishte në Barcelonë".

"Nëse ai dëshiron të përmirësohet si një lojtar dhe të mbajë karrierën e tij në një trajektore në rritje, e vetmja mundësi për të është që të bashkohet me Madridin", përfundoi legjenda e Realit.

Ndryshe, ylli brazilian po përjeton një sezon fantastik me PSG-në ku në 29 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar plot 28 gola. /Telegrafi/  

telegrafi sport app