Goncalo Guedes mund të largohet nga Valencia pas dy viteve qëndrim tek klubi spanjoll.

Mesfushori portugez ka shkëlqyer me fanellën bardh e zi dhe paraqitjet e tij të mira kanë rënë në sytë e Juventusit.


Kampionët aktual të Italisë kanë parë nga afër në dy ndeshjet me Valencian, portugezin dhe po mendojnë transferimin e tij.

Trajneri i Juventusit, Maximiliano Allegri ka mbetur tejet i kënaqur me lojën e treguar nga Guedes dhe po kërkon transferimin e tij në Torino.

GettyImages 1044599778 Goncalo Guedes. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

22-vjeçari shihet si futbollist me potencial për të ardhmen dhe kjo gjë ka bindur Zonjën e Vjetër të shpenzojë për të.

Sipas asaj që ka raportuar Tuttosport, Juventus është gati të paguaj rreth 45 milionë euro për Guedesin.

Reprezentuesi portugez ishte fillimisht i huazuar tek Valencia vitin e kaluar, ndërsa këtë verë klubi spanjoll pagoi 40 milionë euro tek PSG për transferimin e tij.

Interesim për anësorin ka shprehur edhe skuadra e madhe angleze Chelsea. /Telegrafi/

telegrafi sport app