LAJMI I FUNDIT:

Gucci editon reklamën pas kritikave për modele thatanike (Video)

Gucci editon reklamën pas kritikave për modele thatanike (Video)

Shtëpa e modës Gucci, ka lansuar një video, ku prezanton kreacionet e fundit për sezonin pranverë/verë 2016.

Mirëpo, jo të gjithë e kanë pëlqyer reklamën, shkaku i modeleve shumë të hollë, apo siç janë quajtur të ‘thata’, transmeton Telegrafi.


“Më duken pashëndetshëm të hollë” ka qenë një nga komentet që ka marrë më së shumti pëlqime, duke bërë që zyrtare të kompanisë së veshjeve, ta largojnë përkohësisht.

Megjithatë, regjistrimi ku shihen disa të rinj duke vallëzuar në një dhomë, është rikthyer, por me disa editime.

Nga aty është hequr një vajzë me bel tepër të ngushtë dhe një mashkull që shfaqë këmbët e holla, si dhe disa skena tjera.

Në videon e mëposhtme, mund të shihni se si duket reklama tani, pasi i janë bërë disa intervenime. /Telegrafi/