LAJMI I FUNDIT:

Gucati konfirmon fillimin e hetimeve të listave të veteranëve

Gucati konfirmon fillimin e hetimeve të listave të veteranëve

Prokuroria e Shtetit u ka kërkuar organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, listat e veteranëve për t’i verifikuar pas ankesave të shumta për rritjen e numrit të tyre. Por, sipas drejtuesve të OVL-UÇK-së, ata nuk posedojnë asnjë listë të veteranëve.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka konfirmuar se kjo kërkesë ka të bëjë me hetimin që ka filluar Prokuroria për t’i vërtetuar pohimet për rritjen e numrit të veteranëve.

“Këtu kanë ardhur dy inspektorë për Krime të rënda ekonomike që kanë ardhur, kanë kërkuar prej organizatës së veteranëve listat, por ne i kemi kthyer me shkrim që organizata e veteranëve nuk posedon lista të veteranëve. Ata kanë filluar me hetime, në bazë të fjalëve kanë hasur në parregullsi diku-diku, neve nuk ka tregojnë emrat dhe vendin, por kanë filluar, kanë filluar që 5 ditë”, tha Gucati.


Nënkryetari i OVLUÇK-së, Naim Haradinaj tha se e përkrahin verifikimin e listave nga a Prokuroria.

“Prokuroria ka ndërhyrë në thirrjen tonë, ne jemi kanë ata që e kemi ngritur zërin të parët që ato të verifikohen dhe në momentin që ti thua të verifikohen tregon që kanë mundur të hyjnë edhe njerëz të tjerë të padenjë për statusin e veteranit. Unë besoj që bile prokuroria është vonuar, kështu që tash mbetet detyrë e prokurorisë”, tha Haradinaj.

Ai ka shtuar se Komisioni për Verifikimin e Veteranëve është komision i veçantë që nuk ka të bëjë me ata fare, pasi është organ pranë Qeverisë së Kosovës.

Në mbledhjen e OVL-UÇK-së është prezantuar raporti i punës për gjashtë muaj, ku kanë bërë të ditur shpenzimet gjatë kësaj periudhe. Në këtë u tha se me rastin e festës së Kurban Bajramit kanë ndihmuar disa veteranë financiarisht me nga 50 euro, që në total janë 2 mijë e 200 euro.

Deri sa, për barna, shpenzime për varrime dhe pllaka përkujtimore kanë ndihmuar në vlerë 3 mijë e 850 euro. Po ashtu, sipas këtij raporti OVL e UÇK-së ka ndihmuar edhe me renovimin e shtëpive, ndërtimin e shtëpive bashkë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe komunave përkatëse./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Kalo në kategori