LAJMI I FUNDIT:

Guardiola tha se Mane ishte simulues, Klopp i kundërpërgjigjet për ndërhyrjet taktike të Cityt

Guardiola tha se Mane ishte simulues, Klopp i kundërpërgjigjet për ndërhyrjet taktike të Cityt

Liverpooli dhe Manchester City do të përballen në këtë fundjavë në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.

Për herën e dytë me radhë, dy skuadrat po rivalizojnë njëra tjetrën për titullin e më të mirit në ligën angleze.

Dallimi në mes të dyja skuadrave është gjashtë pikë, me The Reds që kanë 31 pikë, derisa Citizens kanë 25 sosh.


Guardiola para pak ditësh ka deklaruar se Liverpooli ka një veçanti që arrin të fitojë me përmbysje disa herë, derisa e ka quajtur Sadio Manen si lojtar simulues.

“Nganjëherë Mane simulon, nganjëherë ka talentin e madh për të shënuar gola të bukur në minutat e fundit. Ai është i talentuar”, ka thënë ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut në Sky Sports.

“Një tjetër fitore e mundimshme për Liverpoolin? Ndodh një herë, ndodhë dy herë, ju jeni me fat, por në sezonin e kaluar ata e bënë këtë gjë shumë herë – ata kanë një karakter special”.

Por, reagimi i Jurgen Kloppit ka qenë i menjëhershëm, duke ia përmendur spanjollit ndërhyrjet taktike që bënë gjatë një takimi e që sipas tij janë të ndyra.

“Të jem i sinqertë nuk mund ta besoja atë gjë, derisa e dëgjova”, ka thënë gjermani në lidhje me komentet që i bëri Guardiola për senegalezin.

“Nuk jam i sigurt nëse Pep kishte folur për Manen dhe skuadrën time në atë moment, por nuk është gjë e mirë. Nuk e di nëse ai dëshiron të vë benzinë në flakë”.

Guardiola: Mane është simulues
Lexo po ashtu Guardiola: Mane është simulues

“Nuk jam i interesuar në këto gjëra dhe mund të premtoj se nuk do të shkaktojmë ndërhyrje taktike”, ka thënë me ironi Kloppi.

Përballja në mes të Liverpoolit dhe Manchester Cityt mund të vendos 50% për qind se ku do të përfundojë trofeu i Ligës Premier në muajin maj të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori