Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk i ka përmbajtur dot emocionet në konferencën për shtyp pasi u pyet nga gazetarët në lidhje largimin e dënimit nga CAS. 

Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho e kanë kritikuar vendimin për largimin e dënimit, por Guardiola u bëri thirrje rivalëve që t’i sfidojnë në fushë, jo duke përdorur prapaskena.


“Dua të përfundoj. U them njerëzve të na shikojnë në sy për të thënë atë që mendojnë, flasim ballë për ballë".

pep guardiola sheffield wednesday vs manchester city 2019 20 1y0op8fdpd0gn1kady80aa2pk8

"Luani kundër nesh në fushë dhe mos hezitoni të na mundni. Nëse e bëni këtë, ju japim dorën dhe ju përgëzojmë. Ata (rivalët) u mundën jashtë fushës, duhet të zbresin në fushë dhe të na mundin ne, si sportistë të vërtetë”.

“Nëse kemi bërë diçka gabim si klub, e pranojmë dënimin nga UEFA, FIFA, apo kushdo qoftë. Dje nuk ishte një ditë e keqe për futbollin, ishte një ditë e madhe. Jose  dhe trajnerët e tjerë duhet ta dinë se ne jemi pala e dëmtuar dhe duhet të na kërkojnë falje”, ka thënë Guardiola.

jurgen klopp pep guardiola jdkifyrw3dpn1whyi3h5rtiyb

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv hoqi dënimin dy-vjeçar të UEFA-s ndaj Manchester Cityt, pasi më parë u përjashtua për dy sezone nga pjesëmarrja në garat evropiane. /Telegrafi/