LAJMI I FUNDIT:

Guardiola po e ndihmon Barcelonën për transferimin e një mbrojtësi

Guardiola po e ndihmon Barcelonën për transferimin e një mbrojtësi

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi qendror dhe atë e ka gjetur tek Manchester City.

Fjala është për katalunasin Eric Garcia i cili ishte larguar nga Barcelona vite më parë për t’iu bashkuar Cityt në akademi.

Megjithatë tani katalunasit pe duan rikthimin e tij në Camp Nou dhe sipas medieve spanjolle ata po ndihmohen nga Pep Guardiola për një gjë të tillë.


Garcia ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit të ardhshëm dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Mundo Deportivo ka raportuar se nëse City nuk pranon shitjen e Garcias këtë verë te Barça, lojtari do të largohet vitin e ardhshëm si i lirë dhe do të nënshkruajë me gjigantin katalunas.

Tani në skenë ka dalë trajneri Pep Guardiola që i ka kërkuar Cityt ta shes Garcian këtë verë, pasi lojtari e ka mendjen vetëm te Barcelona.

Në Spanjë vendimi i Pep është konsideruar si ndihmë për ish-klubin e tij Barcelonën.

Gjithsesi City dhe Barça duhet të merren vesh para datës pesë tetor për lojtarin kur edhe kryhet afati kalimtar veror.

Barcelona nuk është e gatshme të shpenzojë më shumë se 10 milionë euro për mbrojtësin e talentuar, teksa City vazhdon të kërkojë 15 milionë euro për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Kalo në kategori