Pep Guardiola nuk ndalet së kërkuar përforcime edhe për sezonin e ardhshëm.
Trajneri spanjoll i ka rekomanduar zyrtarëve të klubit të Manchester Cityt disa emra të futbollistëve që do të donte t’i ketë nën urdhra.
Një prej futbollistëve është edhe sulmuesit francez i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i cili do ta zëvendësonte Gabriel Jesusin, i cili po pëson lëndime të njëasnjëshme.
Vincent Kompany dhe Eliaquim Mangala duket se do të largohen gjatë verës pasi që spanjolli po kërkon Jonny Evansin dhe Inigo Martinezin.
Përkundër se ka edhe dy vjet kontratë, Fernandinho pritet të zëvendësohet me Emre Canin ose Jean-Michel Serin.
Ndërsa po kërkon edhe një përforcim në krahun e majtë si zgjedhje e dytë pas Benjamin Mendyt.
Për këtë pozitë i preferuari i Guardiolës është Faouzi Ghoulam i Napolit, por ai ka lënduar ligamentet.
Ndryshe, Guardiola deri më tani ka transferuar një numër të madh të lojtarëve duke përfshirë edhe Kylie Walkerin, Bernardo Silvan, Bejamin Mendyn, Ilkay Gundoganin dhe Leroy Sanen. /Telegraf/