LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Aguero duhet ta dëshmojë se meriton të vazhdojë me Cityn

Guardiola: Aguero duhet ta dëshmojë se meriton të vazhdojë me Cityn
(Foto: Instagram/kunaguero)

Pep Guardiola thotë se të gjithë duhet të dëshmojnë se meritojnë të vazhdojnë me Manchester Cityn, duke përfshirë edhe Sergio Agueron, i cili ka kontratë me klubin vetëm deri në fund të sezonit.

Në fitoren ndaj Arsenalit (1-0), argjentinasi regjistroi paraqitjen e parë pas katër muajsh, pasi kishte munguar për shkak të lëndimit të gjurit.

Nga klubi kanë thënë se janë të qetë lidhur me situatën e kontratës së Agueros, por edhe të Guardiolas që po ashtu është i lidhur me Citizens deri në fund të këtij sezoni.


(Foto: Instagram/kunaguero)

“E rëndësishme është që Sergio të kthehet në gjendje të mirë fizike, të fillojë të gjejë ritmin e itj, të mos lëndohet më shumë dhe të luajë mirë”.

“E dimë çfarë rëndësie ka për ne, e dimë sa e vlerësojmë, por tash ai duhet ta dëshmojë, si të gjithë ne, unë në radhë të parë, se e meritojmë të vazhdojmë këtu, të luajmë mirë dhe t’i fitojmë ndeshjet”.

“Pastaj, klubi dhe unë do të vendosim, por kur luan në nivelin e tij dhe ne nuk kemi dyshime, atëherë do të qëndrojë derisa vendos (të largohet), sepse është unik…”, është shprehur trajneri në një konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Kalo në kategori