LAJMI I FUNDIT:

Grushti ndaj Sane mund t’i japë Manes largimin nga Bayerni

Grushti ndaj Sane mund t’i japë Manes largimin nga Bayerni

Sulmi me grusht i Sadio Mane ndaj Leroy Sane pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt mund të ketë pasoja të rënda për reprezentuesin senegalez.

Senegalezi ishte shumë i zemëruar sesi gjermani iu drejtua pas një aksioni në pjesën e fundit të lojës dhe i dha një goditje në buzë pas ndeshjes.

Ky reagim i dhunshëm nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.


Drejtori i skuadrës bavareze, Oliver Kahn dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, kanë folur tashmë për sanksionin e mundshëm që duhet të vendosin ndaj Mane. Lojtari nga ana e tij kërkoi falje për atë që ndodhi.

‘Kërcet grushti’ te Bayern Munich – Sadio Mane ka goditur Leroy Sanen në dhomat e zhveshjes pas humbjes nga Man City
Lexo po ashtu ‘Kërcet grushti’ te Bayern Munich – Sadio Mane ka goditur Leroy Sanen në dhomat e zhveshjes pas humbjes nga Man City

Natyrisht, Mane do të penalizohet financiarisht për sulmin e tij ndaj Sane, por sipas Sky, ai nuk do të mbetet vetëm në këtë dhe ata mund ta pezullojnë për disa kohë.

Përveç kësaj, rrjeti televiziv supozon gjithashtu se ish-lojtari i Liverpoolit, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2025, nuk ka të ardhme në Mynih përtej verës.

Sjellja e tij, sipas këtyre informacioneve, nuk është pëlqyer nga shumë lojtarë.

Leroy Sane 'mbulon fytyrën' para se të hipte në autobusin e ekipit pas grushtimit me Sadio Mane
Lexo po ashtu Leroy Sane 'mbulon fytyrën' para se të hipte në autobusin e ekipit pas grushtimit me Sadio Mane

Një tjetër zgjidhje shumë më drastike që ka hedhur në tavolinë edhe televizioni Sky dhe që nuk e përjashton është që sulmuesi senegalez të ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme.

Se çfarë episodesh do të vijojnë do të shohim në këtë polemikë të Bayern Munichut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

Një i arrestuar pas tensioneve në ndeshjen e basketbollit mes Yllit dhe Pejës

Një i arrestuar pas tensioneve në ndeshjen e basketbollit mes Yllit dhe Pejës

Super Liga

"Interi do të shënonte të paktën tre gola kundër Barcelonës kështu" - Boban flet për qasjen e skuadrës së Flic ndaj Borussia Dortmund

Liga e Kampionëve

"Ti ishe punonjës si gjithë të tjerët" - PSG i reagon ashpër Mbappes

Ligue 1
A e dini se kush është golashënuesi më i ri në histori të Ligës Premier? Kanë kaluar 20 vite, por askush nuk ka mundur ta thyejë rekordin

A e dini se kush është golashënuesi më i ri në histori të Ligës Premier? Kanë kaluar 20 vite, por askush nuk ka mundur ta thyejë rekordin

Premier League
Chelsea po bashkon një treshe sulmuese vdekjeprurëse, të gatshme për t'i ofruar Real Madridit para të mëdha

Chelsea po bashkon një treshe sulmuese vdekjeprurëse, të gatshme për t'i ofruar Real Madridit para të mëdha

La Liga
Kalo në kategori