Sot grupi “Fisnikët” i mbush 40 vite nga paraqitja e tyre e parë në skenë.
Vokalisti i grupit, Agim Gërguri në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini thotë se këngët më të famshme të tyre do të ripërpunohen dhe do të publikohen me kualitet të lartë.
Në ndërkohë Agimi thotë se është në përgatitje të një projekti që është bashkëpunim e tij me këngëtaren nga Shqipëria Eni Koçi, përcjell Telegrafi.
“Ka mbetur vetëm klipi të bëhet pasi edhe pandemia ka ndikuar. Titullohet “A ke ti zemër” dhe flet për dashuri, ashtu diçka. E ka bërë Genci [Prelvukaj] dhe shpresoj të pëlqehet”.
Ai thotë se në këtë përvjetor kanë pasur plane që së paku të organizojnë tri koncerte në qytetet kryesore të trevave shqiptare por që pandemia ka ndryshuar gjithçka.
Vakolisti i Fisnikëve thotë se ka mjaft këngë të preferuar por sipas tij më shumë në zemër i fle “Zotëria juaj”.
Agimi ka treguar se kjo këngë ka lindur si ide nga filmi shqiptar “Tinguj lufte” që në vitet e rinisë së tij është shfaqur në kinemanë e Prishtinës.
“Në atë kohë fjalë “zotëri” në Shqipëri ka qenë e ndaluar dhe me tregojnë se atje këngën “zotëria juaj: e kanë dëgjuar në mënyrë të fshehtë”, tregon ndër të tjera Agim Gërguri./Telegrafi/