Grumbullohet Kosova U-18 në basketboll në konkurrencën e femrave

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) këtë vit krahas Përfaqësueses U-20, në konkurrencën e Femrave në Kampionatin Evropian do të paraqitet edhe me U-18.
Grumbullimi i parë i grup moshës U-18 do të mbahet nesër (21 qershor) në shkollën Model në Prishtinë nga ora 17:00.
Përfaqësuesja U-18 do të udhëhiqet nga trajneri Furkan Saglik, i cili do të asistohet nga Aurora Muhaxheri si dhe Emrah Karatas.
Kampionati U-18, këtë vit do të zhvillohet në Durrës të Shqipërisë nga datat 1 deri më 6 gusht. Kosova U-18 gjendet në Grupin B me Shqipërinë, Armeninë dhe Moldavinë.
Lista e plotë:
Olsa TahiriEtna RexhepiMerisa BilalliYlza UkaVesa KrasniqiDea TahirajElda MulhaxhaMalvina HaziriVesa SefajaFlutra MehmetiErzana MulakuErona KajtaziTeuta PrishtinaAnila SalihuMalona LekaVesa NikqiErisa NimaniElsa ShalaJeta MuzlialajEva KurshumlijaMelisa AkbalRona AvdiuGerta HotiTia TuhinaEra Broja

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































