LAJMI I FUNDIT:

Gruevski tani edhe në rolin e Pokémon (Video)

Gruevski tani edhe në rolin e Pokémon (Video)

Pokémon është loja më e përhapur në të gjithë botën ku të vegjël e të mëdhenj janë ”angazhuar” për të kapur topa Pokémon-a. Pokemon Go është një aplikacioni i cili është lancuar për platformat iOS dhe Android ndërsa njerëzit përmbushin misionet e tyre që nga mediat ndërkombëtare është vlerësuar si loja më me ndikim në botë e cila i mban njerzit me kokën poshtë, për të gjetur topa edhe atje ku nuk ka shkuar ndonjëherë në jetën e përditshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Trendit botëror i është bashkangjitur edhe produksioni i famshëm nga Maqedonia që deri tani ka publikuar seriale ”Ednooki” me të cilin ironizonte partitë politike dhe figurat e tyre.

Seriali satirik Ednooki prezenton ish-kryeministrin Gruevski në edicionin e lajmeve të televizionit pro-qeveritar Sitel ku e prezenton ”projektin e madh” që e ka shpikur partia e tij OBRM-PDUKM. ”Me këtë aplikacion mund ta zbuloni Maqedoninë rurale duke nisur nga malet, fushat, lumejnt dhe të gjitha bukuritë e Maqedonisë. ”Kemi vendosur që t’ia vëndojmë emrin ‘Grujomon’.” thotë ish kryeministri Gruevski në serialin satirik ”Ednooki”.


‘Grujomon’ premton mullinj ere me subvencione për qytetarë të cilët pushojnë në male dhe ju pëlqen ajri i pastër.

‘Grujomon’ premton rrugë të reja për lidhjen e qyteteve me fshatërat.

‘Grujomon’ ju bën reklamë turistëve ndërkombëtar. ”Nëse doni të jetoni dhe investoni në Maqedoni, ta dini se Maqedonia ka edhe taksa më të mira në botë”

Përndryshe, në serial është edhe një statist shqiptar, me pseudonimin ”Bujo”

Seriali lidhet me iniciativën e qeverisë së OBRM-PDUKM për të bindur qytetarët që shkojnë të jetojnë në fshat, duke ju premtuar edhe subvencione./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori