LAJMI I FUNDIT:

Gruevski për Selën: Vë bast se Ziadin Sela nuk ka aspak guxim ta lëshojë qeverinë

Gruevski për Selën: Vë bast se Ziadin Sela nuk ka aspak guxim ta lëshojë qeverinë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, mori pjesë në konferencën vjetore të Unionit të Forcave Rinore të OBRM-PDUKM-së, moto e së cilës ishte ”Lëvizim”.

Para të pranishmive, Gruevski ka deklaruar se ky union është njëra nga shtyllat kyçe të partisë që ai drejton, duke shtuar se rinia e partisë ka dëshmuar se Maqedonia ka të ardhme, ka forcë, energji.

Gruevski shfrytëzoi rastin që t’i replikojë edhe me Ziadin Selën e LR-PDSH-së, për deklaratat e këtij të fundit se do të dalin nga Qeveria nëse nuk votohet ligji për gjuhën shqipe, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Sipas tij, Ziadin Sela nuk ka aspak guxim që të del nga Qeveria, por duhet që të arsyetohet para votuseve, pasi që ligj për gjuhët nuk do të ketë deri në zgjedhjet vendore. Për këtë, Gruevski thotë se vë edhe bast.

Ai thekson se Sela qëndron në qeveri sepse i vjen komod dhe se harron për nevojat e shqiptarëve, duke shtuar se në fund Sela do të jetë ai që do të del dhe do të thotë se është bindur nga Zaevi që së shpejti, ose pas zgjedhjeve do të ketë ligj.

Gruevski ironizon më tej duke thënë se janë ngatërruar me një zjarr, siç thotë, që nuk mund ta shuajnë tash e 40 ditë në Strugë, as vetë LSDM-ja, e as së bashku me Selën dhe Merkon./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori