Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka kërkuar dorëheqjen e ministres Albulena Haxhiu, pas humbjes së mostrave të “Rastit Dehari” në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Gruda tha se kjo dorëheqje do t’i hapte rrugë një hetimi të pavarur të këtij rasti, dhe se ministrat nuk janë nuk janë drejtues të Ministrive për të raportuar skandalet, por për të punuar në mënyrë të ligjshme.
“PDK ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe deklaratën e Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu mbi zhdukjen e mostrave për rastin “Dehari”, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Zhdukja e mostrave është përgjegjësi direkte e Ministres Albulena Haxhiu, e cila e drejton Ministrinë e Drejtësisë, ku ndodhet edhe Instituti. Kur zhduken mostrat, dëmtohen provat, dëmtohet drejtësia dhe pamundësohet zbardhja e rastit. PDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si përgjegjësja kryesore dhe drejtuese e Ministrisë së Drejtësisë, pranë të cilës funksionon edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore”, tha ai.
PDK ngre dyshimet se Ministrja Haxhiu duke dashur të mbulojë paaftësinë e saj, po manipulon me prova dhe situatën.
“Rasti Dehari”, është një rast vërtetë tragjik, zbardhja e të cilit, deri në detajin më të vogël, është obligim shtetëror për të cilin ne kemi kërkuar që të punohet në vazhdimësi. Për ne ka qenë e qartë që nga fillimi se, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur për qëllim asnjëherë që të zbardhë të vërtetën e këtij rasti, por ta përdorë atë për betejat e saj politike. Fatkeqësisht, përdorimi politik i këtij rasti po vazhdon edhe tani kur ata janë në pushtet dhe kanë të gjithë mekanizmat shtetëror në duart e tyre për ta zbardhur të vërtetën e këtij rasti. Pas më shumë se dy viteve qeverisje dhe zero avancimi në rastin “Dehari”, ne dyshojmë që Ministrja Haxhiu duke dashur të mbulojë paaftësinë e saj, por edhe në pamundësi të sigurimit të fakteve të pamohueshme për të dëshmuar një të vërtetë tjetër në lidhje me këtë rast, po manipulon me prova dhe situatën”, theksoi ai.
Gruda përmendi faktin se Qeveria Kurti e ka kapur edhe Institutin e Mjekësisë Ligjore duke e lënë me Ushtrues Detyre, prandaj mostrat e humbura të rastit Dehari janë përgjegjësi e drejtpërdrejt dhe e pamohueshme e Ministres së Drejtësisë.
“Rrjedhimisht, është pikërisht kjo Qeveri, me në krye Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, të cilët e kanë caktuar dhe lënë Institutin e Mjekësisë Ligjore me Ushtrues Detyre. Ashtu siç kanë kapur shumë institucione të tjera, Qeveria Kurti ka kapur dhe është duke kontrolluar edhe Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prandaj, mostrat e humbura të rastit Dehari sot, janë përgjegjësi e drejtëpërdrejt dhe e pamohueshme e Ministres së Drejtësisë. Prandaj, po e përsëris, dorëheqja e Ministres së Drejtësisë është minimumi që duhet të bërë në këtë rast, për t’i hapur rrugë një hetimi të pavarur dhe të drejtë për të zbardhur të vërtetën deri në fund të zhdukjes së këtyre mostrave në mënyrë të pashpjegueshme”, u shpreh Gruda.
Sipas PDK-së, është mëse e qartë se zbardhja e “Rastit Dehari” nuk ka qenë asnjëherë prioritet dhe angazhim i ministres Haxhiu, por vetëm manipulim dhe përdorim politik nga ana e saj.
“Pyetja që duhet tii shtrohet sot Ministres Haxhiu është kjo: Si ka mundësi që për një rast kaq me prioritet dhe të rëndësishëm për ju, që ishte edhe kauzë politike, keni lejuar që në institucionin që është në varësinë tuaj dhe që merrej me këtë rast, të humbasin mostrat kruciale për zbardhjen e rastit? Një gjë është mëse e qartë. Zbardhja e rastit Dehari po vërtetohet se nuk ka qenë asnjëherë prioritet dhe angazhim i Albulena Haxhiut, por, fatkeqësisht, vetëm manipulim dhe përdorim politik nga ana e saj. Po e përfundoj me një konstatim që e kemi bërë edhe më herët: Si ka mundësi që kanë qëndruar për dy vite në pushtet, po vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet dhe po manipulojnë pa ndalë, pa zbardhur ende rastin Dehari?”, tha Gruda.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri