Gruaja përdor reflekset e saj të shpejta për të kapur qenin e saj, që po binte nga rreth 6 metra lartësi

Ky është momenti tronditës kur një grua me reflekse të shpejt kapi qenin e saj 'të ngjitur' pasi po binte nga rreth 6 metra lartësi, nga një dritare në katin e sipërm.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë kamerat e vëzhgimit që kanë kapur momentin kur gruaja ishte duke biseduar me një montues dritaresh para shtëpisë së saj në Hawkinge, Kent - Angli, kur papritmas vëren diçka.
Duke parë lart, ajo mund të shohë se kafsha ka shtyrë një dritare të banjës dhe është gati të kalojë nëpër të.
Ajo i thotë me shpejtësi burrit që kishte afër: 'O Zot, ...' dhe hidhet, e gatshme për ta kapur qenin.
Ndërsa qeni bie poshtë, gruaja arrin ta kapë atë vetëm disa centimetra para se ajo të pësonte një “përplasje të fortë”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/05/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































