LAJMI I FUNDIT:

Gruaja ikën për pushime me shoqet, letra që i lë burrit do t’iu shkrijë (Foto)

Gruaja ikën për pushime me shoqet, letra që i lë burrit do t’iu shkrijë (Foto)

Një mama amerikane nga Illinois po bën bujë në internet pasi i shkruajti një letër të hapur të shoqit përpara se ta linte atë që të mbante fëmijët gjatë fund-javës.

Kur Meghan Maza Oeser, 36 vjeç, nga Alsip vendosi të kalojë një fund-javë pushim me shoqet e saj, duke i lënë kujdestarinë e fëmijëve të tyre burrit të saj Kevin, ajo vendosi që t’i linte shënim edhe disa porosi në mënyrë që ai t’ia dilte mbanë edhe pa të.

Duke i publikuar këshillat e saj si një letër e hapur në Facebook, mamaja shkruajti: “Një letër për burrin tim pasi po iki për fund-javë me gocat”, përpara se të parlajmëronte se po mbërrinte një gjuhë shumë e ashpër.


‘Po ta shkruaj këtë pa dashuri, por mos ki frikë. Dua të të them disa gjëra përpara se ta përballosh këtë fund-javë i vetëm… me të tjerët”, shkruan ajo.

‘Nata, dita, orari i mëngjesit, dhe diku nga dreka mund të ngatërrohet lehtësisht me FERRIN, dhe Satanin që del si një Poni i Vogël”.

Meghan përshkruan se si do t’i duket fund-java burrit pa të që nga momenti që ai do të kthehet nga puna, duke vijuar që t’i referohet fëmijëve si “të tjerët”.

Ata do të grinden për çdo gjë, shpjegoi ajo, përcjell mapo.al, duke e quajtur atë moment të caktuar të ditës si “ora e ferrit”.

‘Ka shumë mundësi që Quinn të jetë me nerva Penny i ka veshur asaj rrobat e Elsas, dhe Penny do të jetë po aq me nerva sepse Quinn do ta thërrasë atë VETËM Anna”, shkruante ajo.

Në darkë, Meghan shkruajti se do të ketë kaos në kërkesat që do të kenë “të tjerët” për ushqimin, me kërkesa të shumëllojshme që nga hot-dogët, deri te picat, si dhe paninet me djath. Në fund “të gjithë do të hanë drithëra për darkë”.

Por sipas Meghan, darka nuk është asgjë nëse krahasohet me betejën epike që është koha përpara se fëmijët të bien në shtrat për të fjetur.

“As mos GUXO t’i japësh ndonjë gjë tjetër përveç një këmishë nate Pennyt. Dhe nëse nuk arrin ta gjesh, vazhdo kërko. Ajo do të të kërkojë këmishën e saj të natës me Minnie Mouse , por pasi të ja veshësh, ajo do të ulërasë sepse mëngët QARTËSISHT ia rrjepin ato m*ut krahësh”.

“Më pas, kur fëmijët e tjerë duket se po “qetësohen menjëherë”, që të gjithë, një nga një, do të ngrihen së shpejti për gotat me ujë”.

l1

l2

l3

l4

l5

Në trend Fun

Më shumë
YouTuberi ndërton iPhone 15 Pro Max më të madh në botë, peshon mbi 200 kilogramë dhe është dy metra i madh – është plotësisht funksional

YouTuberi ndërton iPhone 15 Pro Max më të madh në botë, peshon mbi 200 kilogramë dhe është dy metra i madh – është plotësisht funksional

Interesante
Vendosë kamerë të fshehur në dhomën e hotelit në Spanjë, turistja britanike habitet kur sheh pamjet – recepsionisti ia vjedh brekët

Vendosë kamerë të fshehur në dhomën e hotelit në Spanjë, turistja britanike habitet kur sheh pamjet – recepsionisti ia vjedh brekët

Fun
Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Interesante
Prezantuesja me gjasë mendonte se kishte një pushim reklamash, por shikuesit mund ta shihnin atë duke “gjurmuar” në telefonin e saj

Prezantuesja me gjasë mendonte se kishte një pushim reklamash, por shikuesit mund ta shihnin atë duke “gjurmuar” në telefonin e saj

Interesante
Vizitoi të gjitha vendet e botës, amerikani tregon se si u arrestua katër herë me dyshimin se ishte spiun

Vizitoi të gjitha vendet e botës, amerikani tregon se si u arrestua katër herë me dyshimin se ishte spiun

Interesante

"Gjysmë shtëpie për gjysmë milioni", oferta interesante ngjall reagime në internet

Interesante
Kalo në kategori