Wendy Rush është gruaja e Stockton Rush, themeluesit dhe drejtorit të OceanGate, i cili ndodhet në bordin e nëndetëses së zhdukur.

Siq raporton BBC, ajo është stërmbesa e pasagjerëve që vdiqën në Titanikun, transmeton Telegrafi.


1 197

Bëhet fjalë për Isidor dhe Ida Strauss të cilët udhëtuan në klasën e parë me Titanikun, dhe u përmendën edhe në filmin Titaniku.

Gjegjësisht, Strauss ishin ndër pasagjerët më të pasur të Titanikut. Ata ishin bashkëpronarë të dyqanit të famshëm Macy's.

1 198

Siç shkruante New York Times, ata ndoshta janë më të njohur për historinë e tyre tragjike të dashurisë.

Të mbijetuarit e Titanikut thanë se Isidor refuzoi të hynte në varkën e shpëtimit derisa të hynin të gjitha gratë dhe fëmijët. Ida, gruaja e tij prej 40 vitesh, nuk pranoi të shkonte pa të.

Më pas, të dy u panë duke qëndruar dorë për dore në kuvertën e Titanikut ndërsa anija u fundos. Në filmin Titaniku, ata përshkruhen si një çift që përqafohen në shtrat dhe presin vdekjen ndërsa uji vërshon rreth tyre.

2 42

Sipas arkivave të New York Times, trupi i Isidores u nxjerr nga deti rreth dy javë pas fundosjes. Eshtrat e Idës nuk u gjetën kurrë.

3 31

Wendy Rush, u martua me Stockton Rush në 1986. Ajo është drejtoreshë e komunikimit në OceanGate dhe, sipas faqes së saj në LinkedIn, ka qenë tre herë në rrënojat e Titanikut. /Telegrafi/