LAJMI I FUNDIT:

Gruaja më e re e Kongresit amerikan, nuk ka para për qiranë e shtëpisë

Gruaja më e re e Kongresit amerikan, nuk ka para për qiranë e shtëpisë

Gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kongresin amerikan ka një problem, ajo nuk paguan dot qiranë. Kjo sigurisht derisa të nisë punën e re në janar.

Pasi tha për New York Times se po pret rrogën, përpara se të zërë një apartament në Washington DC, demokratja është kthyer në fokusin e të gjithëve.

Moderatori i Fox News, Ed Henry ndezi debatin kur tha se 29-vjeçarja nuk po e tregon të vërtetën e plotë, sepse kur është shfaqur në një revistë, mbante veshje që kushtojnë me mijëra dollarë.


Ajo u përgjigj në Twitter, duke i treguar se rrobat për të cilat flet Henry, i ishin dhënë vetëm sa për të realizuar fotot. Komentet në rrjetet sociale kanë vërshuar nga çdo cep i Amerikës.

Alexandria Ocasio-Cortez, që nuk merr dot një shtëpi me qira në Washington DC, ky është njoftimi i mijëvjeçarit, ka shkruar një ndjekës në Twitter.

29-vjeçarja u zgjodh në zonën elektorale 14 të New Yorkut, pas një fushate progresive të mbështetur në çështje që përfshinin varfërinë, barazinë e pasurisë dhe emigracionin.

E lindur në Bronx, me prindër portorikanë, ajo e përshkruan veten si pjesë të klasës punëtore dhe deri në fillim të këtij vitit, ka punuar nëpër restorante për të shtuar rrogën si aktiviste e komunitetit.

Në trend Botë

Më shumë
Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Bosnja
Kalo në kategori