LAJMI I FUNDIT:

Grimerja Dafina Neziri tregon cilat do të jenë trendet e vitit 2021

Grimerja Dafina Neziri tregon cilat do të jenë trendet e vitit 2021

Grimi është një fushë e rëndësishme në botën e bukurisë, edhe pse këtë vit shumë persona janë larguar nga grimi i tepërt dhe janë fokusuar në natyralitet.

Dafina Neziri është një nga grimeret më të njohura në Kosovë tash e disa vite, teksa edhe shumë personalitete të njohura i kanë besuar punës së saj.


Në një intervistë për Telegrafin, Neziri ka treguar se si ishte viti 2020 për të, bashkëpunimet më të veçanta të vitit që lamë pas dhe trendet e vitit të ardhshëm.


“Trendet e grimit të vitit që lamë pas ishin më natyrale sesa vitet paraprake, hijezime të lehta, shkëlqim sa ma i theksuar i fytyrës, shume pak fondatinë, qerpik te theksuar”.

Tutje, ajo tregon për kohën e pandemisë dhe kohën e karantinës në Gjermani.

“Pandemia ka qenë diçka e re, e frikshme për mua, por nuk mund të them se ka dëmtuar biznesin tim! Unë kam vazhduar me punën në Gjermani, kam qenë jashtëzakonisht e zënë me punë. Sa i përket karrierës, jam e kënaqur me arritjen time profesionale, edhe pse ky ka qenë veç fillimi i rrugës sime drejt karrierës Evropiane!”.


Neziri gjatë kohës së kaluar në Gjermani ka realizuar edhe shumë bashkëpunime me emra të njohur në fushën e grimit në botë, për Telegrafin ajo tregon se cilat ishin ato që do i veçonte si më të paharrueshmet.

“Në kohë të pandemisë kam pasur shumë bashkëpunime, të cilat do i quaja edhe bashkëpunimet më të rëndësishme të karrierës. Kisha mbështetje nga markat më të mëdha botërore, siç janë: Fenty Beauty, Douglas, Natasha Denona, Nars, Lilly Lashes, e duke mos i anashkaluar bashkëpunimet me artistë të ndryshëm jashtë vendit! Ndryshe, postimet e punës time nga MakeUpByMario dhe FentyBeauty ishin një vlerësim mjaftë i rëndësishëm për mua”.


Në vazhdimësinë e bisedës për Telegrafin, grimerja e famshme tregon planet e saj për këtë vit.

“Ajo çfarë mund të them për vitin e ardhshëm është një angazhim maksimal nga ana ime në karrierë, hapjen e shkollës profesionale ne Gjermani dhe “Workshop e Masterclass” gjithandej Evropës”.


E krejt në fund, Dafina Neziri tregon se cilat do të jenë trendet e grimit në vitin 2021.

“Trendet e grimit për këtë vit do te kenë në fokus grimimin natyral, grimin me shkëlqim, pa e tepruar me asgjë, me fokus në minimalizëm”. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Femra
Trendet më të bukura të grimit që u shfaqën në Met Gala 2024

Trendet më të bukura të grimit që u shfaqën në Met Gala 2024

Grim
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Në çift
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Kalo në kategori