LAJMI I FUNDIT:

Griezmann: Topi i Artë do më bënte legjendë

Griezmann: Topi i Artë do më bënte legjendë
Antoine Griezmann (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Antoine Griezmann është i fiksuar në fitimin e Topit të Artë sepse beson se do të përmbushë “ëndrrën” e tij duke u renditur në mesin e më të madhenjve të të gjitha kohërave te Atletico Madridi.

Lista e shkurtër për çmimin e këtij viti u zbuluar të hënën, me fituesin e Kupës së Botës, Griezmann, njërin nga 30 lojtarët që konkurrojnë për çmimin më të madh individual.

27-vjeçari nuk ka lënë asnjë sekret të shpresës së tij për të përmirësuar vendin e tretë që arriti në 2016 dhe beson se ai ka bërë mjaft për të thyer hegjemoninë dhjetëvjeçare të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.


Griezmann: Kam fituar tre finale, çfarë duhet të bëj më shumë për ta fituar ‘Topin e Artë’, apo çmimet tjera?
Lexo po ashtu Griezmann: Kam fituar tre finale, çfarë duhet të bëj më shumë për ta fituar ‘Topin e Artë’, apo çmimet tjera?

Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric, është gjithashtu një nga favoritët që do të fitojë çmimin e këtij viti, me një vit të mrekullueshëm si për klubin ashtu edhe për vendin që tashmë ka rezultuar që ai të zgjidhet lojtari i vitit nga UEFA dhe FIFA gjatë dy muajve të fundit.

Griezmann, i cili fitoi trofeun e Ligës së Evropës në sezonin e kaluar dhe shënoi katër gola gjatë fitimit të Kupës së Botës nga Franca, e konsideron veten të çimentuar në trashëgiminë e tij te Atletico.

“Ta fitojë Topin e Artë në Atletico Madrid do të më lejonte të hyja në historinë e klubit”, ka thënë fillimisht Griezmann për gazetën Marca.

Griezmann: Një francez duhet të fitojë Topin e Artë
Lexo po ashtu Griezmann: Një francez duhet të fitojë Topin e Artë

“Të jesh një lojtar historik për këtë klub do të ishte një ëndërr dhe do të më bënte krenar. Kjo është ajo që dua, ajo që po kërkoj”.

“Jam një njeri shumë ambicioz dhe gjithmonë dua më shumë”, përfundoi sulmuesi francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori