Griezmann konfirmon largimin nga Atletico: Kanë qenë pesë vite të mrekullueshme

255:"BARCELONA, SPAIN - MAY 04: Antoine Griezmann of Club Atletico de Madrid applauds the crowd after the La Liga match between RCD Espanyol and Club Atletico de Madrid at RCDE Stadium on May 04, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images) 12:"Getty Images
Antoine Griezmann ka konfirmuar se do të largohet nga Atletico Madridi përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të klubit në Twitter.
Edhe pse e kishte rinovuar kontratën e re pesëvjeçare në verën e kaluar, francezi ka vendosur të ndërrojë ambient.

Barcelona është përmendur si destinacioni i radhës për kampionin e botës, ndërkohë që pritet të vijë konfirmimi në vijim për të ardhmen e tij.
"Kanë qenë pesë vite të mrekullueshme këtu. Faleminderit për gjithçka nga thellësia e zemrës", thotë mes tjerash lojtari në video.
Griezmann iu bashkua Atletico Madridit në vitin 2014 nga Real Sociedadi, ndërsa gjatë këtyre viteve ka arritur ta fitojë Ligën e Evropës, Superkupën e UEFA-s dhe Superkupën e Spanjës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































