Antoine Griezmann ka pranuar se Juentusi ishte superior ndaj Atletico Madridit në çdo aspekt, në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër e riktheu disavantazhin prej dy golash duke fituar me rezultat 3-0, falë het-trikut të Cristiano Ronaldos.


Cristianofesta Festa e Cristiano Ronaldos me bashkëlojtarët (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"Nuk e luajtëm ndeshjen që deshëm, ishte një mbrëmje e keqe dhe ia bëmë të lehtë Juventusit".

"Të gjithë jemi të zhgënjyer, sepse thjesht nuk luajtëm. Po e them i pari se nuk luajta sa duhet, tempi ynë ishte i keq dhe Juventusi ishte superior në secilin nivel".

"Duke marrë parasysh se e fituam ndeshjen e parë 2-0, nuk kemi çfarë të themi më shumë. Nuk e di se çfarë ndodhi, ma kujtoi paksa ndeshjen e Bayern Munichut, por asokohe ia dolëm të bënim dicka".

"Sonte (e martë), Juve ishte superior në secilin aspekt të lojës", ka deklaruar Griezmann për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

telegrafi sport app