Antoine Griezmann duket se po i kalon ditët e tij të fundit si një futbollist i Barcelonës.

Sulmuesi francez prej dy vitesh është pjesë e katalunasve, por gjithmonë ka pasur kritika në drejtim të tij.


Largimi i tij nga Camp Nou gjatë verës është më se i mundur dhe klubi ka disa arsye për një gjë të tillë.

a9755d50f4e6db12081a7c8e0b4e0995 scaled

E para është sigurisht paga e lartë e lojtarit nga e cila Barcelona dëshiron të shpëtojë, derisa e dyta është një skandal i tij ku u publikua një video ku u përfshi në fyerje racore për disa aziatikë.

Ndërkohë edhe mos përshtatja në futbollin e Barcelonës është një tjetër arsye që Barcelona dëshiron ta heq Griezmannin.

E ardhmja e lojtarit duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Screen Shot 2021 07 07 at 3.39.27 PM.0

Pep Guardiola e pëlqen shumë francezit dhe e kërkon si zëvendësues të Kun Agueros i cili ka kaluar te Barcelona.

Gjiganti kataluans është gati ta lejoj largimin e francezit, por dëshiron që të fitojë rreth 75 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app