Ende nuk jemi në korrik, por afati kalimtar i transferimeve është tashmë në aktivitet të plotë.

Ishte përfolur dhe më vonë edhe konfirmuar se Barcelona e ka përfunduar marrëveshjen për Antoine Griezmannin, por tani duket se janë të lidhur edhe më fort me Neymarin.

Futbollisti brazilian është i pakënaqur te Paris Saint-Germain që një kohë të gjatë, dhe është i lidhur rregullisht me një kthim në Camp Nou që prej largimit të tij në vitin 2017.

Tani duket më afër se kurrë, pasi që edhe presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ia ka hapur dyert e largimit, Neymarit.

Lojtarët aktual të Barcelonës janë dakord që ai të kthehet përsëri në klub, megjithatë klubi tashmë e ka në dorë Griezmannin.

Prandaj, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, duhet t’i peshojë faktet pro dhe kundër që i ka në tavolinë për të dy lojtarët.

Marca i ka dhënë arsyet pro dhe kundër.


15609417046542


14884711796592

1. Ai është golashënues i vërtetuar në La Liga Santander. 2. Çmimi i tij prej 120 milionë eurosh nga 1 korriku është shumë i mirë, duke pasur parasysh tregun. 3. Ai është i uritur për trofe. 4. Ai ka përvojë në garat më të rëndësishme ndërkombëtare. 5. Ai është i gjithanshëm në sulm.

14884711059445

1. Ai nuk e pranoi Barcelonën vitin e kaluar. 2. Tifozët janë kundër blerjes së tij. 3. Dhoma e zhveshjes nuk e mirëpret edhe aq shumë. 4. Ndonjëherë fokusi i tij është shumë më tepër në gjërat jashtë fushës. 5. Ai zhgënjeu sezonin e shkuar.

15609421004779


14884711796592

1. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. 2. Ai e kupton Barcelonën dhe LaLiga Santander nga prania e tij e parë në Spanjë. 3. Ai ka një marrëdhënie fantastike me dy yje në ekip - Lionel Messin dhe Luis Suarezin - dhe një lidhje të fortë me shumë lojtarë të tjerë në dhomën e zhveshjes. 4. Nënshkrimi i tij do të ishte një goditje e madhe. 5. Ai dëshiron të tregojë botën se çfarë mund të bëjë dhe të rimarrë terrenin që e ka humbur sa ishte në PSG.

14884711059445

1. Largimi i tij nga Barcelona i ka lënë shijen të keqe tifozëve. 2. Çmimi dhe paga e tij do të ishin të tepruara. 3. Jeta e tij jashtë fushës mbetet problem. 4. Ai e denoncoi Barcelonën për një pagesë bonus, para se të largohej nga PSG. 5. Ai është lënduar shumë pas largimit në vitet e fundit.

Në votimet që janë mbajtur nga Marca, simpatinë e tifozëve e ka ende Neymar, që udhëheq me 60 për qind. /Telegrafi/

telegrafi sport app