Menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A., ka përgënjeshtruar deklaratën e kryetarit të Sindikatës, Ibrahim Jonuzi, se ka pas komunikim me menaxhmentin dhe se menaxhmeni është shprehur keq për grevën dhe gjendjen e minatorëve në minierën e Stan Tërgut.
Në një reagim në Facebook, thonë se fjalët që ka thënë Januzi kinse menaxhmenti është dashakeq për minatorët, janë shpifje të ulta që nuk përkojnë me sindikalistet e minierës.
“Menaxhmenti dhe Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça Sh.A., janë shumë të shqetësuar për situatën e krijuar në minierën e Stantergut, për sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve andaj është duke punuar gjatë gjithë kohës për tejkalimin sa me të lehtë të kësaj situate”, thuhet në reagim.
Menaxhmenti konsideron se kjo greve duhet të ndërpritet menjëherë për shkak se një grevë e tillë nuk është ligjore, sepse nuk është paralajmëruar sipas ligjit LIGJI Nr. 03/L-200 për greva, dhe konsiderojmë se nuk ka arsye reale për të rrezikuar me shume sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve.
“Përkundër vështirësive operative dhe rënies së çmimit të metaleve në bursë, minatorët dhe punëtorët e ndërmarrjes Trepça Sh.A. të mbështetur nga Qeveria e Republikë së Kosovë, rregullisht për çdo muaj i kanë marrë pagat e tyre të plota”.
“Gjithashtu, mund te informojmë opinioni e gjerë që për herë të parë pas dy dekadave, minatorëve të ndërmarrjes Trepça Sh.A. u janë rritur pagat mbi nivelin e pagave të minatorëve të minierave në rajon (Shqipëri, Maqedonia e Veriut). Poashtu është ngritë edhe shtesa për shujtën ditore për çdo minator në ndërmarrjen Trepça Sh.A. Ketë menaxhmenti e ka bere vetëm me qëllim që të vlerësojë dhe motivoj minatorët e ndërmarrjes”, thuhet tutje.
Prandaj, theksojnë se me mirëkuptim të gjithë punëtorët duhet t’i kthehen detyrave dhe angazhimeve të punës dhe mos të ndikohen nga grupet e interesit dashakeqëse të cilat nuk kanë interes zhvillimin e ndërmarrjes Trepça Sh.A.
“Gjithashtu, ju sigurojmë që gjithë shpifjet do të adresojmë te organet kompetente konform rregullave dhe ligjit ne fuqi”.
“Menaxhmenti, Bordi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuar të jetësojnë investimet e duhura në minierat dhe flotacionet e Trepçës, me qëllim të ngritjes së produktivitetit, performancës dhe sigurisë në punë për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes Trepça Sh.A”, thuhet në fund./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës