LAJMI I FUNDIT:

Gresa Behluli: Fustani i bardhë – ëndrra që mu bë realitet, dua që së shpejti të bëhem edhe nënë

Gresa Behluli: Fustani i bardhë – ëndrra që mu bë realitet, dua që së shpejti të bëhem edhe nënë
Gresa Behluli (Foto: Norik Uka)

Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli, e njohur falë bashkëpunimeve të suksesshme me nënën e saj, këngëtaren e njohur të muzikës popullore, Shkurte Fejza – është shquar gjithmonë si ajo vajza e brishtë, që ka qëndruar brenda industrisë së muzikës me projekte muzikore, por që larg vëmendjes mediatike për jetën e saj private.

Mirëpo gjërat ndryshuan javën e kaluar, kur ajo dhe partneri i saj, Lulzim Ibrahimi, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Çifti organizuan një dasmë të madhe familjare, e cila u komentua gjithandej në media – ndoshta edhe për detaje të cilat nuk ishin aq të rëndësishme për publikun.

Gresa Behluli dhe bashkëshorti i saj, Lulzim Ibrahimi (Foto: Norik Uka)

Sido që të jetë, Gresa vendosi që në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, të flasë rreth detajeve të dasmës së saj, duke treguar se sa ka ndryshuar jeta e saj me statusin tashmë “e martuar”, si dhe a ekziston tani dëshira për të shtuar familjen sa më shpejtë…


Gresa, një ngjarje e rëndësishme në jetën tuaj, kurorëzimi i dashurisë suaj me martesë. Na trego pak si shkoi gjithçka rreth dasmës?

Po e kam cek edhe më herët se është kurorëzim i një dashurie shumë vjeçare. Organizimet rreth dasmës shkuan shumë mirë, falë angazhimit të familjes sime që u munduan të gjithë në mënyre që të dilte gjithçka perfekt, ashtu si vërtetë e dëshiroja të ishte kjo natë.

Si u ndjeve një nuse në fustanin e bardhë?

Një ndjenjë e përzier, u ndjeva e lumtur sepse çdo femër e ëndërron vetën me fustanin e bardhë, përveç asaj unë e kurorëzova dashurinë 10 vjeçare, po nga ana tjetër edhe një ndjenjë mallëngjimi sepse tani fillon një etapë tjetër e jetës, dhe ndryshojnë edhe prioritetet.

Gresa Behluli nuse (Foto: Norik Uka)

Organizuat edhe festë beqarie me më të dashurit përreth teje. Na trego pak si i shijove këto netë?

Po kjo dasmë filloi me “Natën e beqarisë” të cilën e organizuan motrat e mia si surprizë shumë e këndshme. Pastaj edhe nata e vajzërisë (kanagjegji) ku isha në mesin e shumë shoqeve -mikeve të familjes tonë, që nuk i kisha parë një kohë të gjatë sepse disa jetojnë jashtë Kosovës dhe erdhën enkas për kanagjegjin tim, u kënaqa shumë.

E keni mbajtur gjithnjë larg partnerin nga mediat. Përse kjo distancë?

Po unë kam qenë 10 vjet lidhje, që gjashtë vite e fejuar. Po unë e kam thënë çdo herë: jeta private është e shenjtë dhe kam preferuar me mbajt për vete sepse është private. Kam qenë e lumtur për vete, edhe kjo më ka mjaftuar, nuk kam dashur asnjëherë që jetën time private ta përdorë për me qenë në qendër të vëmendjes, të shtypit rozë.

Gjatë gjithë kësaj kohe keni realizuar edhe një projekt muzikor në bashkëpunim me nënën tuaj. Si lindi ideja për këngën “Nëna përcjell vajzën”?

Po, kënga “Nana përcjell vajzën ” është kënga më e veçantë që e kam kënduar deri më tani, për shkak të momentit të rëndësishëm të jetës time dhe kisha shumë dëshirë që këtë moment ta shënoja edhe me këngë, dhe jam shumë e lumtur që publiku e priti në mënyrën më të sinqertë, ashtu qysh unë vërtet doja ta transmetojë atë ndjenjë.

https://www.youtube.com/watch?v=PeYEy4_Rrsc

Cili ishte momenti më i veçantë gjatë mbrëmjes së dasmës?

Kjo dasme karakterizohet me shumë pika të veçanta. E veçanta ishte se këndova unë nusja (qesh). Për hyrjen e çiftit zgjodhëm këngën e atdhetarit tonë të madh Jusuf Gervalla, “Kenga e bilbilit”, por e kënduar nga unë. Ishte një dasmë me një atmosferë fantastike me muzikë të bukur shqipe, me emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare, sepse edhe dasma dhe gjithçka bëhet sipas preferencave personale, dhe nivelit që e ke.

Pamë që zgjodhët veshje tradicionale në dasmë. Cila ishte arsyeja dhe pse kush u kujdes për veshjen që ju rrinte aq bukur?

Kam dashur që kjo ditë e veçantë të ishte gjithçka rreth karakterit tim dhe preferencave të mia personle. Prindërit e mi më kanë kultivuar atdhedashurinë tek ne fëmijët, dashurinë për artin për të bukurën për çdo gjë të mirëfilltë shqipe. Prandaj zgjodha të vishja modelin e xhubletës mijëra vjeçare e kombinuar sipas stilit tim. Pastaj kisha edhe veshje kombëtare të stiliuara sipas veshjeve të Shqipërisë veri-jug në mënyrë që të ofroja sa më shumë modele se si do të dukej një nuse tipike shqiptare, për vajzat e reja që do të martohen në të ardhmen.

Gresa – një nuse tradicionale (Foto: Norik Uka)

Çfarë do të ndryshojë në jetën tënde tani që je martuar?

Nuk besoj që do të ndryshoj shumë, do të vazhdoj të punoj si gjithmonë me punët e mia si deri më tani. Tani kohët kanë ndryshuar dhe nuk ka shumë dallim nga të qenit e martuar.

Këshillat më të mira që more nga prindërit para martesës?

Mami e ka thënë edhe në këngën që bëmë bashkë “Bëj çdo gjë me dorë në zemër”. Dashuria dhe respekti ndaj njerëzve është virtyt i cili të lartëson gjithmonë, këto janë këshillat që mi japin çdo herë.

Gresa Behluli dhe nëna e saj, këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza (Foto: Norik Uka)

Po për muajin e mjaltit keni menduar?

Ende jo, sepse kemi disa punë profesionale që i kam lënë në gjysmë, sa t’i mbaroj ato, pastaj do të shkojmë diku.

Tani që jeni martuar, presim një bebe nga ju së shpejti?

Nuk është diçka që shkon shumë sipas planit, po krijimi i familjes është në prioritetet tona.

Gresa Behluli: “Dua të bëhem nënë” (Foto: Norik Uka)

Cilat janë planet tua për të ardhmen në karrierë dhe jetën private?

Do të vazhdoj të punoj si gjithmonë, kam disa projekte që po pres t’i realizoj së shpejti, shpresoj që t’i realizoj sa më mirë.

Gresa faleminderit shumë që ishe në këtë intervistë. Shumë urime për martesën, u trashëgofshi. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?

Faleminderit edhe juve, ishte kënaqësi. Mesazhi im do ishte: Duani sa më shumë! /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Kalo në kategori