Për të shpëtuar sezonin e turizmit, qeveria në Athinë planifikon duke nisur nga 15 korriku t’u paguajë 150 euro të rinjve që vaksinohen. Por jo të gjithë të rinjtë grekë e shohin pozitivisht këtë.
Rruga para klubit “Chelsie” në Athinë është mbushur plot. Sipas rregullit nuk duhet të qëndrosh para klubit që nga koha e pandemisë, por vetëm në ulur në stolat që janë vendosur me distancë ndaj njëri-tjetrit. Klientët e “Chelsie”, të rinj nga mosha 20-30 vjeç duket se e kanë harruar këtë, raporton dw.
Është verë, nxehtë, kohë për ndeja, frika nga virusi nuk është më aq e fortë, ashtu si edhe vullneti për t’u vaksinuar. Në vend të 100.000 vaksinimeve në ditë ritmi i vaksinimit në Greqi ka rënë në 85.000. Prandaj qeveria në Athinë po përpiqet tani të inkurajojë qytetarët për vaksinat duke ofruar shpërblime në para. Nga 15 korriku të gjithë të vaksinuarit nën 26 vjeç do të marrin një shpërblim prej 150 eurosh. Kjo shumë do të jepet me vaksinimin e parë dhe mund të përdoret për bileta fluturimi, udhëtime me anije, për pushime apo për koncerte. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis bëri fjalë për një “pasaportë lirie”, nga e cila mund të përfitojnë rreth 940.000 të rinj.
“Ideja është e mirë. Kështu mund të kaloj një fundjavë në ndonjë ishull”, thotë Marialena, një 20-vjeçare që pi birrë në “Chelsie”, e pavaksinuar deri tani. Pas fjalimit të kryeministrit grek, që tha “se shteti do të shpërblejë qytetarët për sjellje të përgjegjshme”, Marialena kërkoi një orar për vaksinën.
Krahas dhuratës 150 euro, qeveria ka menduar disa përparësi për ata që janë vaksinuar plotësisht dhe kufizime për ata që nuk vaksinohen. Nga 15 korriku gastronomët mund të vendosin vetë, nëse mund të lejojnë vetëm të vaksinuar në lokalin e tyre me një kufi kapaciteti deri në 85% apo të kenë “hapësira të përziera” me përdorim 50% të kapaciteteve.
Do të ketë dy mundësi diferencimi, thotë ministria përkatëse. Mes lokaleve “Covid free”, ku lejohen vetëm plotësisht të vaksinuarit dhe të shëruarit dhe atyre me “hapësira të përziera”, që mund të prenotohen edhe nga ata që nuk janë vaksinuar. Krahas gastronomisë edhe atraksionet e kohës së lirë mund të vendosin vetë për formën e mbrojtjes nga Covid-i.
Lina Haritou, gastronome e “Ramon”, thotë se nuk do të kontrollojë se kush është vaksinuar apo jo. Vetë ajo është vaksinuar, dhe përpiqet të bindë edhe punonjësit e tjerë që të vaksinohen, por ka mendimin, se ideja e “Covid free” ka një shije të keqe. “Nuk kemi nevojë për më shumë diskriminime”, thotë ajo. “E me sa di, nuk ka detyrim për vaksinim.” Para tre javësh ministri i Ekonomisë, Adonis Georgiadis tha në televizion, se punëdhënësit mund të pushojnë nga puna ata që refuzojnë vaksinën, por këtë e hodhi menjëherë poshtë një zëdhënëse e qeverisë.
Këtë verë Greqia ka marrë përsipër të paktën të sigurojë 50% të të ardhurave të supervitit turistik 2019, që pa kroçerat arrit shifrën e 18 miliardë eurove. Por turistët nga Anglia nuk ka ardhur ende, gjermanët sapo kanë filluar të vijnë. kurse rusët vijnë me shumë hezitim. Arsyeja: të vaksinuarit në Greqi gëzojnë gati të gjitha liritë, por vaksina ruse “Sputnik V” nuk njihet. Kështu ëndrra për një verë të mirë turistike mund të mbetet vetëm ëndërr.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Përplasje fizike mes familjeve të viktimave të sulmit të Hamasit dhe rojave të Parlamentit të Izraelit

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës