Greqia mbështet një emër të përbërë gjeografik për çështjen e emrit të Maqedonisë

Kryeministri grek, Alexis Tsipras konfirmoi në New York se vendi i tij nuk lëviz nga vijat e kuqe në çështjen e emrit me Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së, Tsipras tha se vendi i tij vazhdon të mbështetë gjetjen e një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, që është një emër i përbërë me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm.
Ai theksoi se Greqia ka nxitur masa për ndërtimin e mirëbesimit që kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit tejkufitar në këtë periudhë kyçe./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































