LAJMI I FUNDIT:

Greqi, sekuestrohen 105 kg drogë nga Shqipëria

Greqi, sekuestrohen 105 kg drogë nga Shqipëria

Një sasi prej 105 kilogramë kanabis u sekuestrua mbasditen e së mërkurës nga autoritetet greke në vendin e quajtur Elefsina, në hyrjen e kryeqytetit grek, Athinë.

Sipas Departamentit të Antidrogës së Athinës, agjentët kishin informacion se katër anëtarët e bandës, 2 shqiptarë, një grek dhe një ukrainas, tashmë të arrestuar, do të trafikonin nga kufiri shqiptar në Igumenicë një sasi të madhe lëndësh narkotike, raportojnë mediat loakle.

Autoritetet mundën të mbikëqyrnin fillimisht njërin prej të arrestuarve, një 25-vjeçar shqiptar dhe e ndaluan atë në stacionin rrugor të Elefsinës, ku edhe iu gjetën 50 pako me kanabis, me peshë 105 kilogramë.


Në vazhdim, 25-vjeçari pranoi të bashkëpunonte me autoritetet, duke bërë të mundur arrestimin e anëtarëve të tjerë të organizatës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një automjet, si dhe disa celularë.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike. Të arrestuarit u dërguan për masë sigurie në Gjykatën e Athinës, ku kërkuan 48 orë kohë për të përgatitur deponimet e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori