LAJMI I FUNDIT:

Grenell përsërit: Shpresojmë të përfundojë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimet e korrikut

Grenell përsërit: Shpresojmë të përfundojë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimet e korrikut

Richard Grenell, përfaqësuesi i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi sërish ka folur për rinisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rëndësinë e liberalizimit të vizave.

Grenell në një postim në Twitter ka shkruar se është i kënaqur të shoh se evropianët po organizojnë video-Samitin e Parisit më 10 korrik dhe takimin e nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel.

“Ne jemi të kënaqur të shohim që evropianët do të mblidhen për të vazhduar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë…”, shkruan Grenell.


“Ne shpresojmë çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave do të përfundojë në këtë takim”, shkruan më tej përfaqësuesi i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara kanë punuar shumë për të theksuar normalizimin ekonomik midis palëve sepse besojnë se është hapi i parë thelbësor për mosmarrëveshje politike afatgjate.

Grenell tha se shpreson që evropianët do të bëjnë edhe implementimin e tri marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne besojmë se këto marrëveshje janë thelbësore për krijimin e vendeve të punës dhe shpresë për të rinjtë. Asnjëherë nuk kemi besuar në një marrëveshje të shpejtë midis Kosovës dhe Serbisë.  Dhe kurrë nuk kemi menduar që përqendrimi ynë i vetëm në normalizimin ekonomik do të ishte një zgjidhje e shpejtë. Çështjet e vështira politike do të jenë më të lehta për t’u përballur pasi të kenë përparuar së pari çështjet ekonomike”, shkruan Grenell.

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të përpiqet me ide të reja dhe kreative nëse duan të ketë ndonjëherë progres.

“Dhe populli i Kosovës dhe Serbia meritojnë vëmendjen e plotë dhe të vazhdueshme të Evropës”, thotë Grenell. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori