Kur flitet për dhunën në familje zakonisht janë gratë ata që e raportojnë atë, ndërsa numri i burrave të cilët kërkojnë ndihmë për këtë çështje është shumë i ulët, dhe këtë e konfirmojnë edhe nga linja telefonike SOS. Sipas tyre një numër i caktuar i burrave që kanë qenë dëshmitar ose vetë e kanë përjetuar dhunën kanë thirrur në numrin e tyre.
“Të gjithë meshkujt që thërrasin ose janë dëshmitar të dhunës ndaj një motre, një gruaje të afërt, ose përjetojnë dhunë nga familjarët, siç janë babai, vëllai, etj. Përqindja e meshkujve të cilët raportojnë dhunë nga një grua është nën 0.1%. Numri i përgjithshëm i thirrjeve në linjën SOS deri në muajin nëntor arrin në mbi 500 thirrje”, thonë nga atje.
Rastet e dhunës raportohet si nga banorët e Shkupit ashtu edhe nga vendet tjera brenda territorit të Maqedonisë së Veriut. Aty, siç njoftojnë nga atje, ju ofrohet ndihmë dhe mbështetje për të tejkaluar situatën në të cilën ndodhen.
“Nga linja SOS i referojmë në institucionet përkatëse, në varësi të nevojave të viktimës, ndërsa në qendrën e këshillimit i ofrojmë ndihmë psiko-sociale dhe ligjore falas. Sa i përket numrit të raportimeve, vitet e fundit kemi një rritje të numrit të viktimave, dhe meqenëse linja i shërben gjithë territorit të Maqedonisë së Veriut, viktimat telefonojnë nga i gjithë vendi”, thotë Savka Todorovska, koordinatore e linjës SOS.
Praktika në vend ka treguar se gratë fillimisht e raportojnë dhunën dhe më pas heqin dorë nga ndjekja penale. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti policia ka raportuar për 540 denoncime për dhunë në familje, prej të cilave numri më i madh i viktimave apo 410 prej tyre janë të gjinisë femërore, gjithashtu kanë ndodhur dhe dy femicide, një në Kumanovë dhe një në Koçan.
Në muajin gusht, viktima ishte një grua 40 vjeçare nga Kumanova, ndërsa burri i saj vrau edhe nënën e saj, dhe më pas u vetëvra duke u plagosur dhe hedhur nga një ndërtesë. Një muaj më vonë, në shtator, një burrë vrau një grua 46 vjeçare duke i shkaktuar 40 plagë me thikë./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Nga fillim java temperaturat bien deri në minus 4 gradë celsius

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore