LAJMI I FUNDIT:

Gratë me mbulesë e ‘kallin’ Tokion në sfilatën e modës enkas për myslimanët (Video)

Gratë me mbulesë e ‘kallin’ Tokion në sfilatën e modës enkas për myslimanët (Video)

Modelet me mbulesë e kanë mahnitur Tokion në “Modest Fashion Show”, duke i shkrirë elementet tradicionale japoneze me ato të stilit mysliman.

Dizajnerja nga Singapori e ka shfaqur koleksionin e saj të ri, duke treguar se ekzistojnë mundësi të pafundme për të dizajnuar dhe nuk është vetëm një mënyrë për ta veshur mbulesën, transmeton Telegrafi.


Pavarësisht se nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e myslimanëve në Japoni, të paktën besohet se jetojnë rreth 70,000 deri në 100,000 myslimanë.

Organizatorët e kësaj ngjarje thonë se ka rritje në numrin e banorëve dhe turistëve myslimanë, dhe njëkohësisht bëjnë thirrje që njerëzit të jenë më të hapur ndaj dizajneve të reja. /Telegrafi/