Në Prishtinë ka filluar “Java e Gruas” që është një ngjarje vjetore në nivel kombëtar që filloi në vitin 2012 si pilot projekt i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) me mbështetje të USAID-it.
Pranvera Lipovica, zyrtare nga NDI, ka thënë për Telegrafi se çështja pronësore është e një rëndësie të veçantë për Kosovën.
“Çështja pronësore është shumë e një rëndësie të veçantë qytetarët e Kosovës dhe ne në ‘Java e Gruas’ do të debatojmë për të gjetur mënyra dhe hapësira se si duhet të zgjidhet një çështje e tillë. Ne përveç temave të tjera, do ta diskutojmë dhe problematikën e drejtave pronësore”, tha Lipovica.
Ajo u shpreh se pjesëmarrësit do të mësojnë t’i përdorin mediat sociale që të hapin debat politikë për sa i përket çështjes së të drejtës pronësore.
“Gjatë kësaj jave pjesëmarrësit do të mësojnë si t’i përdorin mediat sociale, për t’u shfrytëzuar ato si të hapin debat politikë përmes këtyre kanaleve në mënyrë që të ketë një aktivitet më aktiv nëpërmjet këtyre kanaleve”, tha ajo.
Kurse, Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, tha për Telegrafi se nuk është bërë mjaftë në çështjen e trashëgimisë pronësore dhe se përkrahja institucionale është mjaftë e ulët.
“Deri më tani nuk ka qenë në prioritet zbatimi i Ligjit për Trashëgimi dhe se përkrahja e tyre ka qenë e vogël. Ne si Qendra Kosovare për Studime Gjinore kemi dhënë mjaftë rekomandime, por nuk është punuar shumë në këtë drejtim”, u shpreh Demolli.
Demolli tha se moszbatueshmëria e ligjit po sjell probleme.
“Moszbatueshmëria e ligjit po është barrierë në mosekzekutimin e problemeve që janë në çështjet pronësore. Me zbatimin e ligjit në mënyrë automatike gratë do të janë pronare të tokave dhe pronave”, tha ajo.
Ajo tha se mos posedimi i pronës së grave në dorën e tyre po shkakton një barrierë si mentalitet.
“Duhet të fuqizohet zbatimi i Ligjit për Trashëgimi ose të vjen ligji i ri dhe të vendoset në prioritet zbatimi i ligjit, sepse po krijohet një barrierë që gratë dhe jo vetëm për veten e tyre por edhe për familjen. Mos posedimi i pronës së grave në dorën e tyre po shkakton një barrierë si mentalitet”, tha Demolli për Telegrafi.
Ligji për Trashëgiminë e përcakton trashëgimin si proces që fillon me vdekjen e personit fizik.
Ky ligj e përcakton ndarjen e trashëgimit mes anëtarëve të familjes pa përjashtuar trashëgimtarë në baza gjinore.
Kushtetuta e Kosovës, Ligji mbi Barazi Gjinore, Ligji i Familjes në Kosovë dhe Kongresi për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave, të gjitha sigurojnë struktura të cilat bëjnë thirrje për barazi në mes të gjinive sa i përket trashëgimisë.
Kushtetuta e Kosovës e ka përcaktuar si të barabartë rolin e grave dhe burrave në shoqëri dhe e ka parandaluar diskriminimin duke e sanksionuar këtë me nene të veçanta apo me përvetësimin e konventave ndërkombëtare të përmendura në të.
“Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat tjera të jetës shoqërore”, thuhet në neni 7, pika 2 të Kushtetutës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë se mund të dëmtohen më shumë marrëdhëniet me SHBA

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

I dënuar me 14 vite burg në Napoli, kapet në portin e Durrësit i kërkuari nga Italia

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë