Bayer Leverkusen ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Mainzit në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e futbollit gjerman.

Gjurmë në këtë takim la edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka i cili me një gol të jashtëzakonshëm i dha epërsinë Leverkusenit.


Po zhvillohej minuta e tretë e takimit kur Xhaka shfrytëzoi një top të kthyer nga mbrojtja kundërshtare duke shënuar një gol i cili e la ‘të fjetur’ portierin kundërshtar.

Për këtë gol dhe performancën e tij në përgjithësi, Xhaka u vlerësua me notën 8.0 nga SofaScore.

Screenshot 2024 02 23 225058

Xhaka përveç golit, pati edhe dy pasime kyçe, katër duele të fituara dhe dy faulla të shkaktuar ndaj tij.

Vlen të theksohet edhe saktësia e lartë në pasime, pasi Xhaka kompletoi plotë 102 pasime me një saktësi jashtëzakonisht të madhe prej 92 për qind.

31-vjeçari do të shpresojë të vazhdojë me paraqitje të tilla edhe në javën e ardhshme kur Leverkuseni do të jetë mysafir i Kolnit./Telegrafi/

telegrafi sport app