LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka jep një intervistë të çuditshme, ai përdori ‘filtrin’ e kaubojit me mustaqe dhe iu përgjigj disa pyetjeve interesante

Granit Xhaka jep një intervistë të çuditshme, ai përdori ‘filtrin’ e kaubojit me mustaqe dhe iu përgjigj disa pyetjeve interesante

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, ka mahnitur fansat duke dhënë një intervistë teksa përdorte një “filtër” kauboji me mustaqe.

Mesfushori u shfaq në një transmetim të drejtpërdrejtë në ‘TikTok’ me Barrelon, i cili ka mbi 660,000 ndjekës në faqen e tij “Barrelo live”.

Por në mënyrë të çuditshme, gjatë intervistës Xhakës i dallohej fytyra me një kapele kauboj dhe një palë mustaqe të vendosur në fytyrën e tij.


Foto: Screenshot/TikTok

Vetë intervista ishte larg nga ajo që pritej, pasi Barrelo duket se kishte vetëm njohuri modeste të futbollit.

Pyetjet ishin të ndryshme, që shpesh e bënin Granitin të qeshte, pasi fillimisht i tha se të bëhesh futbollist, duhet të nënshkruash kontratë me Iluminatët. Xhaka u përgjigj me të qeshura dhe me tundje të kokës.

Të gjitha lajmet nga Granit Xhaka
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Granit Xhaka

Mesfushori shqiptar tregoi se jeton në Londër, ndërsa di gjermanisht, pasi që pasi ka jetuar në Zvicër dhe ka luajtur në Gjermani për katër vite.

Foto: Screenshot/TikTok

Xhaka ka qenë shtyllë në mesfushën e Arsenalit këtë sezon, duke shkëlqyer në rolin e tij të ri si më i avancuar.

Ai ka arritur të shënojë gjashtë gola, duke shtuar edhe pesë asistime në 38 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori