LAJMI I FUNDIT:

Gramoz Vokrri do të deponojë padi kundër FFK-së

Gramoz Vokrri do të deponojë padi kundër FFK-së

Gramoz Vokrri do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për mos lejimin e kandidimit të Vokrrit për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur avokati i Vokrrit, Agnez Furra.

Furra ka thënë se sot gjatë ditës do të dërgojnë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër këtij vendimi.


Gramoz Vokrri reagon pasi Komisioni i FFK-së rrëzoi kandidaturën e tij për kryetar
Lexo po ashtu Gramoz Vokrri reagon pasi Komisioni i FFK-së rrëzoi kandidaturën e tij për kryetar

“Ne e kemi përpiluar padinë, sot gjatë ditës do ta dërgojmë në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, ka thënë Furra për Kallxo.com.

Po ashtu Furra është shprehur se pos padisë për anulimin e vendimit, do të paraqitet edhe propozimi për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Federatës.“Përveç padisë për anulimin e vendimit po ashtu do të paraqesim edhe propozimin për përcaktimin e masës së përkohshme të sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka thënë Furra.

Pse u refuzua kandidatura e Gramoz Vokrrit për kryetar të FFK-së?
Lexo po ashtu Pse u refuzua kandidatura e Gramoz Vokrrit për kryetar të FFK-së?

Padi pritet të dorëzohet sot rreth orës 14:00 – 14:30 është shprehur më tutje Furra. Ditë më parë Komisioni për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të FFK-së vendosi që të mos marrë parasysh kandidaturën e Gramoz Vokrrit.

Edhe vetë Vokrri kishte kundërshtuar vendimin e këtij komisioni. Vetë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku ishte shprehur se si ministri nuk do të lejojnë shkelje statutore.