Site icon Telegrafi

Grabitet Banka Ekonomike në Junik, vidhen rreth 30 mijë euro

Sot rreth orës 03:00 të mëngjesit persona të panjohur kanë grabitur nëndegën e Bankës Ekonomike në Junik, me këtë rast përveç dëmeve të vogla materiale është grabitur shuma prej 29,850 euro.

Sipas një njoftimi të kësaj banke, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke vazhduar procedurat hetimore.

Banka Ekonomike i siguron të gjithë klientët se të gjitha mjetet e klientëve janë të siguruara sipas rregullave të Bankës Qendrore dhe nuk ka asnjë hapësirë për shqetësim. /Telegrafi/

Exit mobile version