Një grabitës dështoi të arratisej pasi vodhi disa pije alkoolike në një dyqan në Angli.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Durham, në jug të qytetit të Newcastle.


Grabitësi, i cili ka hyrë në dyqan, ka shkuar te arkëtari për të vjedhur gjashtë pije alkoolike dhe i ka drejtuar një thikë arkëtarit.

Në pamjet e kamerës së sigurisë, arkëtari, i cili veproi më shpejt se grabitësi, ka dalë dhe ka mbyllur derën i pari.

Më pas, arkëtari filloi të mbyllte 'derën' me telekomandë. Grabitësi e hapi derën me forcë, por ngeci në 'derën' me telekomandë, por ajo ngeci.

Ndërkohë, policia ka arritur në vendngjarje dhe ka arrestuar grabitësin.

"Nuk ka qenë një ndalim shumë i vështirë për ne", tha në një deklaratë detektivi i Shërbimit Policor të Durham, Paul Mawson. “Për të qenë i sinqertë, grabitja përfundoi aq shpejt sa filloi”. /Telegrafi/