Fenomeni i shkurorëzimeve në rajonin e Gostivarit po merë përmasa shqetësuese, shkruan gazeta KOHA. Gjatë vitit 2016 në Qendrën ndërkomunale për punë dhe politikë sociale në Gostivar, janë regjistruar gjithsej 230 divorce, ndërkohë që rreth 40 lëndë qëndrojë një hap para shkurorëzimit.
Sipas evidencave zyrtare, nëse bëhet një krahasim me vitin paraprak, kur për gjatë gjithë vitit janë regjistruar 280 divorce, duket që ky numër po rritet me intensitet të shpejtë. Ndryshe nga periudha e mëhershme kur çifti bashkëshortor dorëzonte procedurën për shkurorëzim, ekipi profesional në përbërje të pedagogut, psikologut dhe punëtorit social, fillonte procedurën e pajtimit. Ndërkaq tani, ata vinë me vendime të prera dhe pa dashur të humbasin kohë me procedurën e pajtimit e kërkojnë vendim final, shkurorëzimin.
Muhamet Tahiri nga Qendra ndërkomunale për punë dhe politikë sociale në Gostivar, thotë për KOHA se grup-mosha e personave të cilët më së shumti shkurorëzohen është 24 deri në 35 vjet , mirëpo të dhënat tregojnë që edhe pas shumë vite martesë, çiftet zgjedhin të ndahen për të gjetur një jetë më të mirë, ndërkaq fëmijët janë ata që pësojnë më së rëndi këtë zgjedhje. Sipas tij, edhe zgjedhjet individuale të të rinjve sot janë shpesh arsye për ndarje, por Tahiri thekson se zgjedhja individuale nënkupton edhe përgjegjësinë individuale. Ai thotë se numri i lëndëve të shkurorëzimeve nga të dhënat zyrtare që vijnë nga gjykata sa vjen e shtohet.
Në bazë të analizave të ekspertëve të Qendrës Ndërkomunale për Punë dhe Politikë Sociale, gjatë vitit 2015 na paraqitet një histori e mëparshme kush bashkëshortët nuk gjenden përballë këtij vendimi shkaku i marrëdhënieve të prishura bashkëshortore, por për shkaqe ekzistenciale, për të bërë dokumentet në ndonjë vend të zhvilluar ekonomikisht, pas çka mirëmbajtja e familjes nga ana e kryefamiljarit do të ishte më e lehtë.
Megjithatë, ekspertët e qendrës në fjalë, këtë vendim e konsiderojnë si thikë me dy tehe për shkak se së fundmi, shumë të rinj kanë pasur përfundim fatal nëpër vendet e ndryshme të Evropës dhe me faktin që ata kanë pasur kurorë me një shtetase të huaj, shteti i atjeshëm i ndan dëmshpërblim, pension dhe përkujdesje për fëmijët gruas legjitime të tij, pra shtetases së huaj me këtë rast, ndërsa familja e vërtetë mbetet edhe me dhimbjen për humbjen e kryefamiljarit, edhe pa asnjë lloj përkujdesje dhe të ardhurash për ekzistencë. Por, shpjegimet e gjykatësve gostivaras për shkurorëzimet janë se këto paraqiten për shkak të dhunës familjare, posedimit të karaktereve të ndryshme të çifteve bashkëshortore dhe për shkak të kushteve ekonomike.
Kërkesat për shkurorëzim parashtrohen nga të dy palët. Megjithatë, ka një dallim në baza gjinore. Vetëm një e treta e kërkesave për shkurorëzim parashtrohet nga gratë. Gjykatësit janë më analitik në besimin e fëmijës. Ndarja nga fëmija bëhet edhe me marrëveshje që quhet një “braktisje me marrëveshje” nga nëna.
Këta deklarojnë se kjo varet nga rrethanat, kushtet e jetesës dhe vet kërkesave të fëmijës mbi moshën 10 vjeç, por përgjegjësinë e hedhin në shportën e qendrave sociale, sepse këto e kanë detyrën e përcjelljes së kushteve të jetesës dhe të kualitetit emocional të prindit për fëmijën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës