LAJMI I FUNDIT:

Google do të ndalojë reklamat për kriptovaluta

Google do të ndalojë reklamat për kriptovaluta

Pas ndalimit nga ana e Facebook për reklamimin e reklamave që promovojnë kriptovalutat, tash është edhe Google që do ta bëjë një gjë të tillë, por duke filluar nga qershori.

Facebook ndalon të gjitha reklamat për kriptovalutat
Lexo po ashtu Facebook ndalon të gjitha reklamat për kriptovalutat

Google njoftoi këtë veprim si pjesë e një përditësimi të politikave, që gjithashtu do të ndalojë produktet e tjera financiare të rrezikshme. Politikat pohojnë se reklamat nuk do të jenë më në gjendje të shfaqin ‘kriptovaluta ose përmbajtje të ngjashme’.

Aktualisht, nëse kërkojmë në Google me emrin ‘Bitcoin’, shfaqet një reklamë në krye të faqes së rezultateve të kërkimit për të blerë kriptovaluta edhe pse kjo, sipas Google, do të ndryshojë sapo të krijohen politikat e reja.


Por, Bloomberg, përcjell Telegrafi, vuri në dukje se reklamat e kriptomonedhave në Facebook gjetën një mënyrë përtej ndalimit duke përdorur fjalët e gabuara, të tilla si zëvendësimi i “o” me zero në fjalën “Bitcoin”. Një zëdhënës i Google u tha Bloomberg se kompania do të përpiqej të parashikonte lëvizje të tilla si kjo. /Telegrafi/