LAJMI I FUNDIT:

Google rritë të hyrat në tremujorin e parë të vitit për 13%

Google rritë të hyrat në tremujorin e parë të vitit për 13%

Kompania amë e Google, Alphabet ka publikuar rezultatet e saj financiare për tremujorin e parë të 2020 dhe korporata e madhe amerikane ka regjistruar një rritje të të ardhurave prej 13 përqind për tremujorin, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Google raportoi të ardhura prej 41.2 miliardë dollarë apo 13 përqind më shumë për tremujorin dhe një fitim prej 6.8 miliardë dollarëve për këtë periudhë, një rritje kjo prej 1.5 përqind.

“Njerëzit janë mbështetur në shërbimet e Google më shumë se kurrë dhe ne kemi fokusuar burimet tona dhe zhvillimin e produkteve në këtë moment urgjent.”


“Performanca ishte e fortë gjatë dy muajve të parë të tremujorit, por më pas në mars kemi përjetuar një ngadalësim të ndjeshëm të të ardhurave nga reklamat. Ne po mprehim fokusin tonë në ekzekutimin në mënyrë më efikase, ndërsa vazhdojmë të investojmë në mundësitë tona afatgjata. ”

Ju mund të shihni rezultatet financiare të tremujorit të parë të Googles 2020 në uebfaqen e kompanisë, ndërsa do të jetë interesante të shihni se çfarë ndodh në tremujorin e dytë.