Google Maps ka punuar me partnerët e stacioneve të karikimit të veturave elektrike në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar për tre vitet e fundit.

Kompania tani po e zgjeron shërbimin në shumicën e vendeve me mbulesa dhe vjen me filtra të dobishëm për shpejtësinë e karikimit dhe llojin e prizave, duke përfshirë mundësinë që ju të vendosni preferencat personale.


Ky funksion tani është i disponueshëm në aplikacionet Android dhe iOS. Funksioni i ri jep informacion nëse stacionet e karikimit janë aktualisht falas, megjithëse varet nga tregu dhe disa vende do të marrin më pak detaje, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

arenaev 001 3

Filtrat e rinj janë pjesë e një përditësimi të madh të Google Maps pikërisht në kohën e festave të fundvitit.

Platforma do të ofrojë Live View në qytete të zgjedhura – pra, në thelb kërkon biznese ndërsa aplikacioni është duke eksploruar qytetin përmes kamerës dhe më pas jep udhëzime me fuqi AR.

Screenshot 1 60

Bizneset në të cilat ka qasje edhe nga karriget me rrota mund të gjenden gjithashtu me një ndryshim të thjeshtë të veçorisë së Qasjes në Cilësimet e aplikacionit. /Telegrafi/