Goli i bujshëm individual i Bellingham kundër Sevillas është gjëja e ëndrrave, anglezi ka të ardhme të ndritur

Jude Bellingham vazhdoi formën e tij mbresëlënëse me një moment shkëlqimi për të shënuar në ndeshjen e Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve kundër Sevillas.
Reputacioni i Bellingham është rritur në dy vitet e fundit në Dortmund dhe tani ai ka filluar të konsiderohet gjithashtu një anëtar kyç i ekipit të Anglisë, me Kupën e Botës afër.
I tillë është talenti, aftësia dhe pjekuria e tij, vetëm në moshën 19-vjeçare, sa Dortmundi e emëroi atë si kapiten për ndeshjen e fundjavës, teksa u përball me Kolnin në Bundesligë.
Njësoj vepruan edhe këtë të mërkurë në Ligën e Kampionëve, ku trajneri Edin Terzic i dorëzoi sërish shiritin në krahë ish-të riut të Birmingham City, teksa përballeshin me Sevillan.
A special #UCL night. pic.twitter.com/7fIy3Ky3xi
— Jude Bellingham (@BellinghamJude) October 5, 2022
Është e qartë se përgjegjësia shtesë nuk peshonte shumë mbi adoleshentin, pasi ai asistoi golin e parë të mbrëmjes dhe më pas shënoi vetë të dytin.
Pasi asistoi Raphael Guerreiron për golin hapes, Bellingham shënoi një gol të bukur pas një aksioni të bujshëm individual.
Bellginham tregoi aftësitë e tij të mira me topin duke bërë një vrapim të përsosur dhe duke shmangur mirë mbrojtësit nga ana e majtë e zonës, dhe pas depërtimit dërgoi topin në këndin e kundërt të portës.
https://youtu.be/hRAPqpHHBgE?t=59
Përveç golit dhe asistimit të tij, Bellingham theu disa rekorde të Ligës së Kampionëve, megjithëse ato nuk ishin në nivelin e Lionel Messit që shënonte kundër kundërshtarëve të tij të 40-të në këtë garë.
Mesfushori u bë lojtari më i ri anglez që bëhet kapiten i një skuadre në garën elitare evropiane për klube dhe gjithashtu u bë adoleshenti i parë mesfushor që shënon në tre ndeshje radhazi.
Në fakt, më parë i vetmi adoleshent që ka shënuar në tre ndeshjet e para të një sezoni të Ligës së Kampionëve ishte Erling Haaland, në sezonin 2019/20. /Telegrafi/
🏴 The first English teenager to captain his side in the #UCL.
Oh, and he was Player of the Match.
Bellingham 👏👏👏 pic.twitter.com/OPVrZXD04f
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 6, 2022
Bellingham has scored in all three group games so far this season for Dortmund ⚽️⚽️⚽️#UCL pic.twitter.com/6QROHo81dk
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 5, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë